Kemi parë lloje të ndryshme hoteleve, por ky është i veçantë. Ai quhet hoteli i Akullt 365.
Hoteli është hapur pak ditë më parë në Jukkasjarvi në Suedi.
Siç mund të kuptohet lehtësisht nga emri, hoteli ka mure, dysheme dhe shumë pajisje të tjera ndërtuar nga akulli.
Hoteli ka 9 suita luksoze, 11 dhoma të tjera, një galeri arti akulli dhe një bar, kuptohet, të akullt.
Ai është i hapur 365 ditë të vitit, transmeton tema. Më poshtë mund të shihni disa pamje të tij.