Shtëpia e kryeministrit Isa Mustafa ishte cak i sulmit të protestuesve me 26 shkurt, ditën kur Hashim Thaçi u zgjodh president i vendit.
Këto pamje të filmuara një ditë pas tregojnë se tek dera e oborrit të kryeministrit u hodh koktej molotovi.
Klan Kosova i ka siguruar dy xhirime që tregojnë momentin se si u sulmua shtëpia e shefit të qeverisë.
Këtu një i ri shihet qartë në kamera te sigurisë se si me koktej molotovi, sulmon shtëpinë e Mustafës.
E njëjta situatë është filmuar edhe nga një perspektivë tjetër, njofton Klan Kosova.
Deri me tani policia nuk ka raportuar për ndonjë të arrestuar, për rastin e sulmit në shtëpinë e shefit të ekzekutivit.
Gjithë këto ngjarje ndodhën ditën kur në Kuvendin, u votua për president të vendit, ish-zëvendës kryeministri Hashim Thaci.
Dhunë e koktejet molotovit nisën të hedhen para ndërtesë së kuvendit të Kosovës, derisa për gjithë këto ngjarje policia pati raportuar për arrestimin e 5 protestuesve të dhunshëm.
https://www.youtube.com/watch?v=tqYhzw9ICnM