Një vjedhje ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në rrugën “Ilir Konushevci” në Prishtinë.
Në videon e publikuar në grupin Network Prishtina, shihet se dy persona kanë thyer një lokal dhe kanë vjedhur para.
Personi i cili ka publikuar videon ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për t’i identifikuar personat në video. /Telegrafi/