Telegrafi

Pamjet ku shihet trupi i gjeneralit Soleimani duke u djegur – menjëherë pas sulmit me dron nga SHBA

Operacioni për të vrarë Qassem Soleimani shkoi shumë larg, ku përtej një sulmi me dron përfshiu edhe forcat e Operacionit Special të Ushtrisë Amerikane në terren, që ndoqën kolonën e gjeneralit iranian, për të pare nëse qëllimi ishte arritur.

Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së në terren në Irak ishin duke ndjekur një kolonë që mbante gjeneralin iranian Qassem Soleimani kur u godit nga një dron amerikan javën e kaluar, duke vrarë Soleimani dhe nëntë të tjerë që ishin në atë kolonë, përcjell Telegrafi.

Watch the latest video at foxnews.com

Video e siguruar nga Fox News, tregon trupin e Qaseem Soleimanit duke u djegur ku i mungonin gjymtyrët. Këto pamje janë siguruar nga Forcat Speciale Amerikane, që kishin shkuar aty menjëherë pas 1 ose 2 minutave, sepse ata tashmë ishin duke e ndjekur me makinat e tyre.

Ata ishin në vendin e shpërthimit brenda një minute ose dy dhe kryen një të ashtuquajtur “vlerësim të dëmtimit të bombës”, duke bërë fotografi të vendit të ngjarjes dhe konfirmuar se droni kishte zgjedhur makinën e duhur – dhe se Soleimani nuk ishte më.

Fox News ka mësuar se forcat amerikane tërhoqën trupin e Soleimanit larg vendit të ngjarjes dhe shuan zjarrin përpara se të identifikonin zyrtarisht gjeneralin iranian. Ata bënë fotografi tjera pastaj. Ai po ashtu mbante një pistoletë dhe një pushkë. /Telegrafi/