Një nga rojet mbretërore që po ruante arkivolin e Mbretëreshës në natën e parë të vendosjes së arkivolit të saj në Westminster Hall u rrëzua papritmas.
Ai po qëndronte te këmbët e arkivolit të monarkes së ndjerë kur ra në dysheme, pasi duket se i ra të fikët, transmeton Telegrafi.
Pamjet e marra nga një transmetim i drejtpërdrejtë që u publikuan në rrjetet sociale rreth orës 1 të mëngjesit kapën incidentin.
Roja, i veshur me të zeza, po mbante një staf ceremonial kur ra në dysheme, më pas zyrtarët aty pranë nxituan me shpejtësi për ta ndihmuar. /Telegrafi/