Telegrafi

Pamjet filmike ia heqin kartonin e kuq Berishës (Video)

Besart Berisha u ndëshkua të premten me karton të kuq ndaj Brisbane Roar.

Mbrojtësi kundërshtar simuloi duke pretenduar se ka marrë një goditje nga Berisha.

Pas dhënies së kartonit të kuq, Berisha kërkoi nga gjyqtari ta shikoi teknologjinë por ky i fundit refuzoi ta bëjë një gjë të tillë.

Por ka qenë federata e futbollit të Australisë që pas pamjeve filmike i ka hequr kartonin e kuq Berishës.

Ishte klubi i kosovarit, Melbourne Victory që apeloi për kartonin e kuq dhe mori përgjigje pozitive.

Berisha pritet të jetë i gatshëm për skuadrën e tij për ndeshjen e ardhshme që do ta zhvillojnë të martën ndaj Wellington Phoenix. /Telegrafi/