Site icon Telegrafi

Pamjet e trishta të një varësie – shikoni çfarë bëri Neymar në ditëlindjen e vajzës së tij “e shkatërroi vesi”

Neymar është kapur duke luajtur poker ‘online’ gjatë momentit kur po festonte gjashtëmujorin e lindjes së vajzës së tij.

Videoja e cila u publikua në internet ka bërë xhiron me të madhe në rrjetet sociale; duke përqeshur futbollistin për “vesin e tij të keq”.

Superylli i ekipit arab Al-Hilal, mirëpriti vitin e kaluar lindjen e vajzës së tij Mavie me ish-partneren Bruna Bianvardi dhe dyshja së fundmi festuan gjashtëmujorin e të bijës.

Sidoqoftë, Neymar si duket nuk ishte plotësisht i vëmendshëm edhe në momentin më kulminant.

Derisa po i këndonin vajzës së tyre në mesin e shumë të ftuarve aty, Neymar me një dorë mbante vajzën dhe me tjetrën luante poker.

Përpara se të transferohej në ekipin arab nga PSG-ja, sulmuesi pranoi se planifikon të bëhet profesionit në poker, pasi të jetë pensionuar. /Telegrafi/

Exit mobile version