Telegrafi

Pamjet e trevjeçares që po bëjnë xhiron e botës: E vogël në moshë, por edhe basketbollistët profesionistë ia kanë lakmi (Video)

Edhe pse e vogël në moshë, kjo nuk e ka ndaluar atë deri më sot që të luaj me pasion basketboll, sportin për të cilin ajo thotë se e ka për zemër.

Trevjeçarja ka habitur të gjithë me lëvizjet që i bën në palestër, derisa në duart mban dy topa dhe vazhdimisht gjuan me saktësi të paparë në kosh, transmeton Telegrafi.

Videoja e publikuar së fundmi në internet, ua ka rrëmbyer zemrat e shumë basketbollistëve profesionistë nga e mbarë bota, të cilët po e inkurajojnë vogëlushen që të vazhdojë të merret me basketboll.

Por duket se ajo ka lindur për këtë sport, pasi që duke marrë parasysh moshën e saj, ajo gjysmën e kohës së lirë e kalon me top të basketbollit në dorë, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e postuar më poshtë. /Telegrafi/