Site icon Telegrafi

Pamjet e spektaklit të Sanchos dhe Wan-Bissakas tregojnë se ata bënë një ‘seancë stërvitore’ me lojtarët e Leicesterit

(Foto: Screenshot/Twitter)

Tifozët e Manchester Unitedit janë mahnitur me pamjet e dy futbollistëve të tyre teksa bënin një “seancë stërvitore” me lojtarët e Leicester Cityt.

Djajtë e Kuq ishin bindës në fitoren prej 3-0 kundër ekipit të Ligës Premier në ndeshjen e të dielës në Old Trafford.

Lexo po ashtu Manchester United me fitore bindëse ndaj Leicesterit - vazhdojnë presionin mbi Arsenalin dhe Cityn

Me dy gola të Marcus Rashford dhe një tjetër nga Jadon Sancho, Unitedi është forcuar në pozitën e tretë dhe ka pesë pikë më pak se lideri Arsenal.

Ndërkaq, gjatë sfidës nuk ka munguar spektakli dhe për këtë janë kujdesur në veçanti Sancho dhe Aaron Wan-Bissaka.

Lexo po ashtu Mentaliteti i tij është i pakrahasueshëm: Erik ten Hag shpjegon atë që u tha tifozëve të Man United pas ndeshjes me Leicesterin

Në rrjetet sociale janë publikuar pamje të xhiruara edhe nga të pranishmit në tribuna që kanë mahnitur me lidhshmërinë e dyshes së Djajve të Kuq, saqë e kanë quajtur si një ‘seancë stërvitore’. /Telegrafi/

Exit mobile version