Në Geneva Motor Show 2016, Volkswagen e ka publikuar konceptin e T-Cros Breze, por nuk ka dhënë datë të lansimit.
Mirëpo, fotografitë e rrjedhura tregojnë se ky SUV është gati dhe mund të befasojë me lansim të papritshëm, transmeton Telegrafi.
Imazhet e botuara në një medium spanjoll, e tregojnë makinën me dy dyer që dallon shumë nga modelet e mëparshme të prodhuesit gjerman.
Konstrukti i shkurtër dhe i lartë dallon shumë nga makinat paraprake, por pjesën e përparme e ka sikur Polo.
Në përgjithësi ngjanë me Nissan Murano CrossCabriolet dhe Range Rover Evoque Cabriolet, por nuk është i destinuar për terrene malore. /Telegrafi/