Telegrafi

Pamjet e rrëzimit të objektit fluturues mbi SHBA, F-16 shkrep raketën dhe shkatërron fluturaken e tretë të paidentifikuar

Pamjet e rrëzimit të objektit fluturues mbi SHBA, F-16 shkrep raketën dhe shkatërron fluturaken e tretë të paidentifikuar në liqenin e Michigan

Ushtria amerikane ka njoftuar se ka rrëzuar edhe një objekt tjetër të paidentifikuar fluturues, kurse në rrjetet sociale po qarkullojnë pamjet ku shihet një “copëz” e zezë apo një pjesë e fluturakes që bie nga qielli.

Përfaqësuesi i shtetit të Michigan në Dhomën e Përfaqësuesve, Jack Bergman, një ushtarak i pensionuar, ka bërë të ditur se ka qenë në kontakt me kolegët e tij në Ministrinë e Mbrojtjes – duke theksuar se i është thënë se objekti fluturues është parë duke kaluar mbi liqenin Huron.

“Ushtria ka rrëzuar një objekt tjetër fluturues mbi liqenin Huron”, shtoi ai, duke theksuar se çmon vendimin e qëlluar të pilotëve.

Lexo po ashtu Ushtria amerikane qëllon një tjetër 'objekt fluturues të paidentifikuar' në lartësi të madhe në Michigan

Sipas tij, ky objekt i paidentifikuar fluturues është rrëzuar nga një aeroplan i ushtrisë amerikane F-16, që shkrepi një raketë në drejtim të saj.

Në rrjetet sociale janë shfaqu pamjet e objektit të paidentifikuar fluturues duke u rrëzuar, e një gjë e tillë akoma nuk është konfirmuar nga Pentagoni.

Daily Mail raporton se akoma nuk dihet nëse bëhet fjalë për një balonë tjetër kineze që u përdor për spiunim, për faktin se Shtëpia e Bardhë ka refuzuar t’i drejtohet mediave derisa të mos bëhet mbledhja e mbetjeve të objektit dhe të analizohen në detaje.

Kujtojmë që të premten u rrëzua një objekt tjetër fluturues i paidentifikuar mbi Alaskë, e kryeministri kanadez Justin Trudeau mbrëmë vonë ka njoftuar se një objekt tjetër i tillë fluturakë është rrëzuar në hapësirën ajrore të Kanadasë. /Telegrafi/