Telegrafi

Rrëzohet aeroplani ushtarak rus pranë Moskës, dyshohet për tre të vdekur

Një aeroplan transportues ushtarak rus është rrëzuar gjatë një fluturimi testues jashtë Moskës.

Siç njoftojnë mediet e huaja, aeroplani u rrëzua pasi motori i tij i djathtë mori flakë gjatë uljes.

Tre persona ishin në bordin e aeroplanit të modelit “Ilyushin Il-112V”, ku dyshohet se ata kanë vdekur në aksident.

Konglomerati i mbrojtjes Rostec, konfirmoi aksidentin dhe tha se po mblidhte një komision për të hetuar incidentin.

Duke cituar burimet e saj, RIA Novosti tha se zjarri i motorit ishte shkaku i rrëzimit në bazën ajrore Kubinka në rajonin e Moskës.

TASS ka raportuar se gabimi i pilotit dhe dështimi i pajisjeve, janë gjithashtu ndër shkaqet që po hetohen. /Telegrafi/