Robert Wadlow që lindi më 1918 dhe u nda nga jeta më 1940, ishte i gjatë 2.54 metra dhe peshonte 222 kilogramë, duke u bërë kështu njeriu më i gjatë ndonjëherë.
Së fundmi janë prezantuar disa pamje amatore, që besohej se ishin humbur para shumë dekadash dhe e tregojnë Wadlow gjatë një paraqitje në fund të viteve të 30-ta, përcjell Telegrafi.
Në fakt, këto janë të vetmet pamje ku ai shihet në lëvizje, sepse atij i kishin bërë vetëm fotografi profesioniste.
Ai kishte lindur në Illinois të Shteteve të Bashkuara, si një fëmijë normal me 3.9 kilogramë, por nuk shkoi gjatë dhe ai nisi të dallonte prej moshatarëve. Atë e diagnostikuan me hipelasia, një çrregullim që e bënte të rritej në masë të madhe.
Megjithëse gjatësia i shkaktonte probleme, prindërit mundoheshin që Robert të rritej normal, andaj ia punuan tavolinën e veçantë për shkollë.
Mirëpo, ai kishte dhimbje të mëdha trupore, kryesisht në këmbë dhe shpinë, ndërsa organizmi i dobët bëri që të ndahjet nga jeta në moshën 22-vjeçare.
Libri i Rekordeve të Ginisit e njeh si njeriun më të gjatë në botë, ndërsa vendlindja e tij e ka nderuar me një statujë bronzi në përmasat e tij. /Telegrafi/