Telegrafi

Pamjet e reja tregojnë se Ronaldo arriti shpejtësi marramendëse para se të shënojë golin e dytë në debutim

Cristiano Ronaldo arriti një shpejtësi maksimale prej 32.5 km/orë gjatë takimit  debutues të tij mes Manchester Unitedit dhe Newcastle United dhe është vërtet e jashtëzakonshme për t’u parë.

Ronaldo shënoi dy herë në ndeshjen e tij debutuese pas rikthimit të tij në Old Trafford për të ndihmuar Unitedin në fitoren 4-1.

36-vjeçari është një fenomen fizik dhe asgjë nuk e dëshmoi atë më shumë sesa goli i tij i dytë të shtunën pasdite.

Lexo po ashtu Cristiano Ronaldo: Ylli i Manchester Unitedit do të kërkojë të thyejë 9 rekorde pas rikthimit në Old Trafford

Luke Shaw ia pasoi topin Ronaldos, i cili ‘fluturoi’ përpara se ta gjuante topin mes këmbëve të Freddie Woodman.

Ronaldo u përball me sfidat nga Javier Manquillo dhe Isaac Hayden, të cilët u lanë në pluhur nga shpejtësia e portugezit.

 

Mediumi BBC Sport tani ka konfirmuar se pesë herë fituesi i Topit të Artë arriti shpejtësi prej 32.5 km/orë.

Sa për kujtesë, Ronaldo është 36-vjeç dhe kjo e bënë këtë arritje edhe më të jashtëzakonshme. /Telegrafi/