Derbi klasik francez ndërmjet Paris Saint-Germainit dhe Olympique Marseille që u zhvillua në fundjavën që lamë pas, u shoqërua me momente të shumta kundërthënëse.
Në sfidën në Parc de Princes, të cilën e fitoi skuadra mysafire, gjithçka kulmoi në minutat e fundit kur lojtarët u përfshinë në një përleshje fizike.
Me këtë rast, gjyqtari përjashtoi nga fusha pesë lojtarë, në mesin e tyre edhe Neymarin, pasi braziliani e kishte shfrytëzuar tollovinë për ta goditur prapa koke Alvaro Gonzalezin, me të cilin kishte pasur fërkime gjatë gjithë ndeshjes.
🔴 Les images de Telefoot qui montrent que Di Maria crache en direction d’Alvaro Gonzalez. #TeamOM pic.twitter.com/NdiSnKfIvs
— OM 🧢 (@omisapro) September 15, 2020
Mirëpo, mbrojtësi spanjoll duket të ketë qenë ‘viktimë’ edhe e Angel Di Marias dhe këtë e kanë treguar xhirimet e reja që janë publikuar në mediat sportive.
Në një publikim nga Telefoot, anësori argjentinas shihet duke e pështyrë Alvaron, ashtu që edhe ai mund të suspendohet për disa ndeshje, në rast se Federata Franceze dhe Ligue 1 nisin hetim për rastin. /Telegrafi/