Pamjet e reja të kamerave tregojnë pasojat e tentativës për vrasjen e Donald Trumpit në një tubim në fillim të këtij muaji.
Videoja tregon oficerë dhe agjentë të ndryshëm që qëndronin pranë trupit të të armatosurit, Thomas Crooks, ku ai u ngjit për të qëlluar ish-presidentin.
“Ky është ai”, thotë një oficer, ndërsa agjentët përmendin snajperin që pikasi Crooks.
JUST IN: Bodycam footage released by Senator Chuck Grassley from the Trump Pennsylvania rally on July 13th.
The video was obtained from the Beaver County Emergency Services Unit.
In the footage, the men were discussing how they had noticed Thomas Crooks earlier before the… pic.twitter.com/KQErF69xk5
— Collin Rugg (@CollinRugg) July 23, 2024
Një agjent më vonë thotë se “kemi një gjuajtës – të vdekur”.
Videoja u shpërnda nga senatori amerikan, Chuck Grassley, i cili tha se ishte marrë nga Njësia e Shërbimeve të Emergjencave të Qarkut Beaver.
Ndryshe, Crroks ishte qëlluar për vdekje më 13 korrik pasi kishte plagosur në vesh kandidatin republikan për president, Trump. /Telegrafi/