Pamjet e përshpejtuara nga Universiteti i Kalifornisë në San Diego, tregojnë përhapjen e shpejtë të zjarrit gjatë ditës së djeshme.
Në vetëm pak orë, zjarri u përhap nga 40 hektarët fillestarë në mbi 12,000 hektarë pyll, transmeton Telegrafi.
Banorët u detyruan të braktisnin veturat dhe të largoheshin në këmbë, përpara flakëve që po afroheshin.
Situata u shkaktua nga fryrjet e erës deri në rreth 160 km/h, të kombinuara me kushte jashtëzakonisht të thata dhe lagështi të ulët.
Miliona njerëz në Kaliforni janë nën një paralajmërim të kuq, që do të thotë se ekziston një rrezik ekstrem i zjarreve. /Telegrafi/
Timelapse shows rapid spread of Palisades fire in #California#californiafire #Palisades pic.twitter.com/bYFH3ILBNN
— News9 (@News9Tweets) January 8, 2025