Telegrafi

Pamjet e para të iPhone 6?!

Imazhet e reja paraqesin dy modelet e shumë përfolura të iPhone 6, njërin version me ekranin prej 4.7 " dhe tjetrin me 5.5", të cilët janë vendosur krah për krah njëri tjetrit, mbase për ti krahasuar dallimet dhe ngjashmëritë mes këtyre dy versioneve.

Pamjet që kanë rrjedhur në internet sot, tregojnë detajet që tashmë i kemi parë për iPhone 6, duke përfshirë skajet e rrumbullakta të telefonit, dhe format më të mëdha në të dyja modelet.

Apple pritet ta lansojë modelin e iPhone 6 me ekranin prej 4.7” rreth shtatorit të këtij viti, ndërsa versioni i iPhone 6 me 5.5” mund të vijë më vonë. /Telegrafi/