Telegrafi

Pamjet e para të iPhone 5C!

Kjo nuk do të dihet derisa Apple të mos zbulojë modelin e ri të iPhone-it mesatar, i cili pritet të prezantohet muajin e ardhshëm, mirëpo ajo që po dihet tashmë janë pamjet e mundshme të telefonit, fotografitë e të cilit vazhdimisht kanë rrjedhur në internet. 

Sipas pamjeve të publikuara nga Sonny Dickson, i cili ka publikuar një galeri të plotë të iPhone 5C, thuhet se telefoni i ri i Apple ka kamerë mbi 10 mega-piksel, ndërsa çmimi i pritur për iPhone 5C thuhet se është rreth 400 dollarë. 

Me këtë kosto më të lirë të iPhone, Apple synon të marrë më shumë treg nga vendet e mëdha si Kina dhe India, ku pajisjet e lira mobile janë duke mbizotëruar, ndërsa telefonat e mençur mobil të kategorisë më të avancuar kanë kërkesë gjithnjë e më të ulët. / Telegrafi /