Telegrafi

Pamjet e para të iPhone 5?

Pamjet e para të modelit të shumë-pritur të iPhone, gjeneratës së pestë, janë paraqitur në internet duke iu falënderuar rishitësit kinez i cili merret me shitjen e pjesëve për iPhone.

Fotoja e pakonfirmuar nga kompania Apple shfaq krahasimin mes iPhone 4 dhe iPhone 5, ndërsa ndryshimi i cili vërehet më së shumti është pjesa e ekranit të këtij telefoni i cili pritet të dal në treg së shpejti.

Sipas "9 to 5 Mac" thuhet se konstruksioni i iPhone 5 është pothuajse i ngjashëm me atë të iPhone 4, vetëm se në modelin e ri të këtij telefoni, paneli i ekranit arrin pothuajse deri në pjesën më të epërme të telefonit.

Nga këto pamje të iPhone 5, është vështirë të thuhet nëse ekrani i këtij modeli do të jetë 4 ose 4.3 inç, ndërsa nëse mbetet kjo e fundit, atëherë madhësia e telefonit të ri të Apple do të përputhet me shumicën e modeleve të reja të telefonave të cilët bazohen në platformën e Google, atë Android. / Telegrafi /