Telegrafi

Pamjet e para të iPad 2!

Ky ndryshim në materialin mbështjellës për iPad ka gjasa të ndryshojë, duke pasur parasysh që Apple këto risi i ka paraqitur edhe në telefonat iPhone, përkatësisht iPhone 2G, 3G ndërsa modeli i fundit i këtij telefoni ka një mbështjellës prej plastike.

iLounge gjithashtu njofton se iPad 2 do të vijë edhe me mundësitë NFC, ndërsa kjo është diçka që ne e kemi dëgjuar edhe më parë.

Përveç dizajnit të ri për iPad, thuhet se Apple është duke punuar edhe për përgatitjen e iPhone 5, dhe iPad me 7 inç, mirëpo kjo e fundit ka më pak gjasa të ndodhë duke e marrë parasysh deklaratën e Steve Jobs, i cili kishte thënë se kjo kompani nuk do të bëjë një tablet të tillë. / Telegrafi /