Telegrafi

Pamjet e para të HTC Ignite dhe Prime

Për modelin e ri të telefonit të mençur HTC Prime thuhet se posedon ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.7 inç, kamerën me 5 MP, si dhe tastierën rrëshqitëse QWERTY.

Ndërsa, edhe për modelin HTC Ignite thuhet se posedon WVGA ekranin e ndjeshëm në prekje me 3.7 inç, procesorin me 800MHz si dhe kamerën me 5MP.

Për momentin, ende nuk ka detaje për karakteristikat tjera të këtyre modeleve, mirëpo nëse bazohemi në dizajnin e këtyre telefonave, mund të besojmë se të njëjtit do të hyjnë në mesin e telefonave të mençur për të cilët do të ketë mjaft kërkesë në treg. / Telegrafi /