Telegrafi

Pamjet e para të Android Ice Cream Sandwich

Sipas Lajmeve të publikuara më herët, thuhet se Google Android Ice Cream Sandwich do të lansohet më 11 tetor, mirëpo ende nuk dihet nëse kjo datë do të mbetet.

Kjo informatë është lëshuar gabimisht nga kanali i kompanisë në YouTube, i cili quhet Android Developer YouTube.

Me aq sa duket nga pamjet e publikuara, vërehet se përveç dizajnit më elegant, Google Android Ice Cream Sandwich gjithashtu ka edhe butona dhe opsione të freskuara të navigimit. / Telegrafi /