Dje raportuam se Genc Prelvukaj ka nisur xhirimet e projektit të ri muzikor.
Kënga e re e titulluar “365 pa ty” vjen pas suksesit me bashkëpunimin me Lyrical Son në klipin “A të merr malli”.
Xhirimet e videos kanë filluar në qytetin bregdetar të Ulqinit dhe një pjesë tjetër do të realizohet në Tivar dhe disa vende të tjera, nga kompania e tij Black Fish.
Telegrafi ka siguruar disa fotografi prej videos së re të Gencit, i cili pritet të publikohet këtë të dielë
Vlen të theksohet se këngëtari do të vjen solo dhe ka paralajmëruar edhe këngë të reja brenda këtij viti. /Telegrafi/