Site icon Telegrafi

Pamjet e para nga ajri të kryeqytetit të Koresë së Veriut, vendit më të izoluar në botë (Foto/Video)

Fotografi nga Singapori, Aram Pan ka marrë leje nga autoritet e Koresë së Veriut për të filmuar kryeqytetin nga aeroplani.

Në kuadër të projektit DPRK 360, ai ka fluturuar me një aeroplan të vogël mbi qytet, dhe ka filmuar e fotografuar qytetin në formatin 360 shkallë, transmeton Telegrafi.

Ai është ngritur në ajër nga aeroklubi Mirim që është ndërtuar për liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, që është një pilot i zoti dhe që shpesh fluturon.

Videoja ofron pamje të çuditshme të kryeqytetit që është shtëpia e dy milionë banorëve, që i nënshtrohen regjimit të këtij vendi që njëherit ka fituar epitetin e vendit më të izoluar në botë.

Nga perspektiva e zogut shihen shtatoret e Kim Il-sun si dhe shumë ndërtesa tjera që janë projekt i Kim Jong-un. Aty shihet edhe parku i ujit Munsu si dhe kulmi i argjendtë i stadiumit Dej. Rrezet e diellit shkëlqejnë mbi liqenin Taedong që kalon përmes qendrës së qytetit.

Pyongyang duket si një qytet modern dhe i përparuar – ashtu siç edhe lideri i këtij vendi dëshiron të duket dhe flitet nëpër botë.

Kim Jong-un është shumë strikt kur është fjala për atë se çfarë i lejohet të huajve të shohin. Të gjithë vizitorët janë gjithmonë nën përcjelljen e ushtrisë apo policisë, që dëshirojnë të dinë çdo lëvizje që bëjnë të huajt në këtë vend.

Dhe për këtë arsye kjo video është e veçantë – dhe ofron pamje të papara të pjesëve të ndryshme të kryeqytetit – edhe pse zyrtarët e Koresë së Veriut i kanë shlyer disa fotografi, kurse vetëm 90 përqind e materialeve lejohet t’i publikoj. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version