Alexei Navalnyt tash e disa muaj gjendet prapa grilave të një burgu në shtetin e Rusisë.
Kritiku më i madh i presidentit rus, Vladimir Putin raportohet se i është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Ai është ankuar se nuk ka marrë ndihmë mjekësore për dhimbje shpine dhe problemet me këmbën e djathtë, si dhe është u privuar nga gjumi.
CNN-ja ka publikuar pamjet e para të liderit opozitar rus teksa shihet duke shëtitur brenda qelisë (Shiko KËTU).
Politikani rus u burgos në muajin shkurt dhe pritet të qëndrojë së paku dy vjet e gjysmë shkaku i shkeljes së një dënimi me kusht.
Moska, e cila ka hedhur dyshime mbi helmimin e tij, e përshkruan Navalnyn si një ngatërrestar të mbështetur nga Perëndimi i vendosur për destabilizimin e Rusisë. /Telegrafi/