Pritet që të shohim një timon të ri, si dhe sistemin e informimin MBUX
Ka vetëm një vit, që ku spiunët e makinave të reja, e kanë parë një Mercedes E-Class të kamufluar, teksa ndalonte për të marrë benzinë dhe pa kaluar shumë kohë, kjo veturë është zhvilluar shumë, transmeton Telegrafi.
Për herë të parë, është arritur të sigurohen edhe pamjet e enterierit, ku ndryshimet janë të pa pritshme. Ndryshimi më i madh është te timoni, që është krejtësisht tjetër, që është parë me herët vetëm te gjenerata e re S-Class.
Brendësia ka kënde shumë të definuara, ndërsa gjithçka duket se ëhstë krijuar në mënyrë shumë të kujdesshme.
Pajisjet teknologjike dhe butonat janë shumë minimal, për t’i dhënë sa më shumë hapësirë sistemit të informimit, që është MBUX, versioni i fundit nga Mercedes.
Megjithatë, pjesa e përparme ka edhe shtresa kamuflazhi dhe një kompjuter anash, që lë të kuptohet se gjithçka është në proces të punës, duke dhënë mundësi edhe për ndryshime të papritura. /Telegrafi/