Site icon Telegrafi

Pamjet e para: Aeroplanët rusë duke u larguar nga Siria (Video)

Forcat Ajrore Ushtarake ruse kanë filluar kthimin e tyre në shtëpi, pas luftimeve në Siri.

Aeroplanët e parë, përfshirë edhe ata Sukhoi, janë regjistruar duke u ngritur nga baza ajrore Khmeimim, transmeton Telegrafi.

Vladimir Putin, i ka udhëzuar forcat e armatosura ruse ta fillojnë tërheqjen nga ky vend i përfshirë nga lufta.

Presidenti Putin ka thënë se forcat ushtarake ruse në masë të madhe i kanë përmbushur qëllimet e tyre në Siri dhe ka shprehur shpresë se tërheqja e trupave ruse do të jetë stimulim për zgjidhje politike të konfliktit në Siri. /Telegrafi/

Exit mobile version