Telegrafi

Pamjet e papara të depërtimit dhe asistimit të Messit kundër Kroacisë dëshmojnë se ai e kishte planifikuar të gjithë lëvizjen në kokën e tij

Një kënd i ri i depërtimit të jashtëzakonshëm individual dhe pastaj asistimit nga Lionel Messi për Argjentinën në ndeshjen kundër Kroacisë i ka bindur tifozët se ai e ka hartuar të gjithë lëvizjen në kokën e tij.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë vodhi shfaqjen në fitoren e thellë 3-0 të së martës në mbrëmje ndaj Kroacisë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës.

Momenti i tij më i mirë erdhi në pjesën e dytë kur Messi shkatërroi mbrojtësin Josko Gvardiol përpara se jepte një asistim të bukur për Julian Alvarez.

Alvarez nuk gaboi nga një distancë e afërt, duke shënuar të dytin në ndeshjen e tij dhe të tretin e Argjentinës.

Por, a ishte gjithçka ashtu siç e kishte planifikuar Messi?

Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon se ylli argjentinas kishte planifikuar gjithçka para se të asistonte për golin e Alvarezit.

Aty Messi mund të shihet teksa rri pezull pranë Gvardiol në gjysmë të fushës përpara se t’i bëjë shenjë Alvarezit për t’i dalë përpara.

Sulmuesi i Manchester Cityt u detyrua, duke u përballur me mbrojtësin kroat teksa Messi u largua drejt pjesës së Argjentinës.

Alvarez arriti të fitojë topin në duel me Gvardiol dhe ta ulte pastaj për Messin, i cili nisi depërtimin e tij afër vijës anësore, përpara se të hynte në zonë.

Teksa po bënte këtë, Messi u kthye disa për të kaluar dribluar Gvardiol dhe kjo nuk është e lehtë duke pasur parasysh formën e lojtarit të RB Leipzig në turne.

Sipas ish-shokut të skuadrës dhe mikut të ngushtë të Messit, Sergio Aguero, kjo është gjëja që 35-vjeçari bën ndërsa është në fushë. Ai do t’i lëvizë shokët e tij të skuadrës si pika shahu nëse kjo do të thotë se mund ta marrë topin në një pozicion të fortë.

“Kun Aguero foli në Arg TV se si Messi i drejton shokët e tij të lëvizin në mënyrë që ai të marrë topin. Pasimi i shkurtër në këmbët e tij është sekreti”, shkroi Juan Arango në Twitter.

 

Tifozët kanë reaguar ndaj pamjeve dhe e kuptojnë plotësisht pikën e Agueros.

“Ky njeri është një racë tjetër”, “Kam parë kaq shumë përsëritje të kësaj dhe thjesht vazhdoj të shikoj”, “IQ e futbollistit është mbi 1000” dhe “Ai e kishte të gjithë lojën në kokë para se të nxirrte skuadrën përpara”, ishin disa nga komentet e tifozëve. /Telegrafi/