Në pamjet e papara deri më tani, kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, Nancy Pelosi shihet duke kërkuar më shumë ndihmë gjatë trazirave në Kongresin Amerikan.
Pamjet u publikuan gjatë një seance dëgjimore për trazirat e 6 janarit dhe u filmuan nga vajza e Pelosit, regjisorja e dokumentarëve Alexandra Pelosi.
Në atë që ka të ngjarë të jetë seanca përfundimtare, komiteti votoi unanimisht për të urdhëruar të dëshmojë ish-presidentin Donald Trump.
Pas humbjes së presidentit amerikan, Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020, një turmë mbështetësish të tij sulmuan ndërtesën e Kapitolit në Uashington, D.C.
Ata kërkuan të mbanin në pushtet Trumpin duke penguar seancën e Kongresit gjatë numërimit të votave të kolegjit zgjedhor për të zyrtarizuar fitoren e Joe Bidenit.
Pesë persona vdiqën gjatë ose pas ngjarjes: një u qëllua nga Policia e Kapitolit, një tjetër vdiq nga një mbidozë droge dhe tre vdiqën për shkaqe natyrore. Shumë njerëz u plagosën, duke përfshirë 138 policë.
Katër oficerë që iu përgjigjën sulmit vdiqën duke kryer vetëvrasje brenda shtatë muajve. /Telegrafi/