Telegrafi

Pamjet e një këlyshi që pret të adoptohet bëhet hit në rrjetet sociale

Këto ditë në Twitter po qarkullon një video e një qenushi që është mbyllur në një ndarje xhami dhe shfaqet në një qendër tregtare.

Ekipi nga profili B&S, i cili publikoi videon, pretendon se qeni me padurim pret që dikush ta vërejë dhe më pas ta adoptojë.

Pamja e një qenushi të adhurueshëm që qëndron në këmbët e pasme dhe kërkon vëmendje thyen zemrat.

Videoja ka mbledhur pothuajse tre milionë shikime në Twitter. /Telegrafi/