Telegrafi

Pamjet e ngrohjes së Pique para inkuadrimit kundër Villarrealit bëhen virale, cilësohen të turpshme

Pamjet e tifozëve të cilët kanë filmuar ngrohjen e Gerard Piques para inkuadrimit në ndeshjen e Barcelonës kundër Villarrealit janë etiketuar si “të turpshme” nga tifozët në internet.

Barcelona sigurojë të tre pikët kundër skuadrës së Unai Emery falë dy golave ​​të Robert Lewandowski dhe një nga Ansu Fati.

Por një nga pikat kryesore të bisedimeve në rrjetet sociale nuk ishte rezultati, por situata e krijuar nga Pique gjatë ngrohej para inkuadrimit në lojë.

Mbrojtësi 35-vjeçar u tall dhe u fishkëllye nga disa prej tifozëve të tij të enjten mbrëma teksa zëvendësoi Jules Kounde në minutën e 75-të, ndërsa një pjesë tjetër e Camp Nou brohoriste çdo prekje të tij.

Një tifoz nga tribuna vendosi të filmonte Piquen teksa po ngrohej në vijën e fundit të fushës.

Në videon e publikuar në rrjetet shihet Pique teksa e bënë një ngrohje dosido dhe pa ndonjë mund, dhe veprimet e tij janë cilësuar si “të turpshme”. /Telegrafi/