Pamjet e tifozëve të cilët kanë filmuar ngrohjen e Gerard Piques para inkuadrimit në ndeshjen e Barcelonës kundër Villarrealit janë etiketuar si “të turpshme” nga tifozët në internet.
Barcelona sigurojë të tre pikët kundër skuadrës së Unai Emery falë dy golave të Robert Lewandowski dhe një nga Ansu Fati.
Por një nga pikat kryesore të bisedimeve në rrjetet sociale nuk ishte rezultati, por situata e krijuar nga Pique gjatë ngrohej para inkuadrimit në lojë.
Mbrojtësi 35-vjeçar u tall dhe u fishkëllye nga disa prej tifozëve të tij të enjten mbrëma teksa zëvendësoi Jules Kounde në minutën e 75-të, ndërsa një pjesë tjetër e Camp Nou brohoriste çdo prekje të tij.
https://twitter.com/Ziad_EJ/status/1583236446315753472
Një tifoz nga tribuna vendosi të filmonte Piquen teksa po ngrohej në vijën e fundit të fushës.
Në videon e publikuar në rrjetet shihet Pique teksa e bënë një ngrohje dosido dhe pa ndonjë mund, dhe veprimet e tij janë cilësuar si “të turpshme”. /Telegrafi/