Telegrafi

Pamjet e mahnitshme tregojnë testin e municionit të ri Excalibur S nga Raytheon, të drejtuar me saktësi të madhe

Raytheon Co, një nga kontraktorët më të mëdhenj në botë për mbrojtjen, ka lëshuar një video të jashtëzakonshme të një provë të kohëve të fundit të municionit të saj të ri Excalibur S të nisur me top, të drejtuar me precizion.

Postuar në kanalin Raytheon Youtube, video tregon municionin Excalibur S i drejtuar me precizion që shënoi goditje të drejtpërdrejta në lëvizjen e objektivave në një provë nga marina e SHBA-së, transmeton Telegrafi. Ky variant Excalibur përdor GPS dhe udhëzime lazer për të goditur një objektiv në lëvizje.

Excalibur S përdor teknologjinë GPS dhe përfshin një lazer gjysmë aktiv për të goditur objektet tokësore dhe detare.

“Përdorimi i artilerisë për të goditur objektiva lëvizës u jep ushtarëve më shumë fleksibilitet”, tha Sam Deneke , nënkryetar i Raytheon Land Warfare Systems. “Artileria zakonisht përdoret për të goditur objektet e palëvizshme, por Excalibur S zgjeron aftësinë e artilerisë në fushëbetejë”.

Excalibur është një armë e saktë e vërtetë, duke ndikuar në një distancë rrezesh prej më pak se dy metra nga objektivi. Përdorur gjerësisht nga forcat e artilerisë amerikane dhe ndërkombëtare, Excalibur është përdorur më shumë se 1.400 herë në luftime. /Telegrafi/