Gjithçka filloi në TikTok, ku u publikua një video dhe për një kohë të shkurtër u shikua nga më shumë se 2.3 milionë njerëz.
“Kulla Eifel, një nga monumentet më të njohur në botë që ndodhet në zemër të Parisit, mori flakë. Sipas informacioneve të fundit, zjarrfikësit nuk mund ta shuajnë zjarrin që ra më 20 janar”, dëgjohej në një video.
Megjithatë, rezultoi se përmbajtja është krijuar nga inteligjenca artificiale, pra personi që e ka menaxhuar atë.
This is true, the Eiffel Tower is on fire pic.twitter.com/UHRdj6401q
— they (@nguyenthey) January 18, 2024
Agjencia e lajmeve reuters u përfshi në histori dhe zbuloi se një nga fotot e “Kullës Eifel të djegur” u publikua më 15 janar.
Nga komentet e njerëzve që besuan në skenat, “të drejtuara” nga softueri i sofistikuar i Inteligjencës Artificiale, mund të konstatohet se janë të dëshpëruar.
“Më thuaj se gjithçka është në rregull, se po e ëndërroj këtë”, “Jo! Kjo nuk po ndodh”, thuhet në disa nga mesazhet.
Nga ana tjetër, shumëkush ishte menjëherë e qartë se këto ishin pamje false.
“A mund të jetë më shumë si një simulim?”, shkroi një person dhe një tjetër shtoi se “ju lutem njerëz, si mund të mos e shihni që kjo nuk është e vërtetë”. /Telegrafi/
I saw those AI-generated videos of the Eiffel Tower on fire on TikTok yesterday and decided against doing a debunk as I thought they didn't look believable enough.
Another look today and it turns out they've all gone viral. pic.twitter.com/UkY2Cl6jjX
— Shayan Sardarizadeh (@Shayan86) January 22, 2024