Telegrafi

Pamjet e filmuara nga ajri tregojnë dëmet e uraganit Dorian, gjithçka është bërë rrafsh me tokë

Uragani Dorian që ka goditur Ishujt Bahamas tashmë ka mbytur shtatë persona si dhe ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke i shndërruar qytetet në vende “fantazmë”.

Se sa të mëdha janë këto dëme materiale pritet të konstatohet gjatë ditëve në vijim, e për fuqinë e këtij uragani dëshmojnë më së miri pamjet e filmuara nga ajri: shtëpi të mbuluara nga uji, gërmadha, objekte të ndryshme të shembura, kurse zonat e gjelbëruara plotësisht të shkatërruara, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Uragani Dorian, 7 të vdekur - kryeministri i Ishujve Bahamas frikësohet se numri i viktimave mund të jetë më i madh

Dorian ka humbur paksa fuqinë shkatërruese duke kaluar nga kategoria e pestë në të tretën, megjithatë vazhdon të jetë i rrezikshëm dhe po kërcënon banorët.

Sipas Qendrës Nacionale të vëzhgimit të uraganeve në SHBA, uragani Dorian pritet kah gjysma e ditës së sotme të mbërrijë në Florida, kurse te enjten edhe në Georgia dhe Karolinën e Jugut. /Telegrafi/