Site icon Telegrafi

Pamjet e filmuara me dron, u mundësuan hulumtuesve të numërojnë 64 mijë breshka të gjelbra duke notuar në det

Ishulli Raine në Queensland të Australisë, është bërë “shtëpia” e breshkave më të mëdha të gjelbra në botë.

NT News ka raportuar se hulumtuesit në këtë ishull kanë përdorur dronët, për të numëruar se për sa breshka të gjelbra lundronin në këtë rajon, transmeton Telegrafi.

Pamjet mbresëlënëse të filmuara në dhjetor të vitit të kaluar, shfaqin nga 64 mijë breshka duke notuar në drejtim të bregut ku i ruajnë vezët.

Sipas ekspertit Dr Andrew Dunstan nga Departamenti i Ambientit dhe Shkencës, tha se ekspertët kanë përdorur metoda të ndryshme për t’i numëruar breshkat. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6W8D0_bZS8A&feature=emb_title

 

Exit mobile version