Telegrafi

Pamjet e filmuara me dron tregojnë vendin ku është rrëzuar aeroplani rus, ku humbën jetën 71 persona (Video)

Aeroplani komercial Antonov An-148 ishte nisur nga aeroporti Domodedovo, dhe ishte zhdukur nga radarët disa minutave më vonë.

Asnjë person nga 65 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit nuk i kanë mbijetuar rrëzimit të aeroplanit, transmeton Telegrafi.

Pjesët e këtij aeroplani janë gjetur në fshatin Stepanovaskoj në provincën Ramenski në rajonin e Moskës.

Pamjet e filmuara me dron tregojnë vendin ku është rrëzuar aeroplani, si dhe dhjetëra ekipe të zjarrfikësve dhe autoambulancave që kishin dalur në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/