Aeroplani komercial Antonov An-148 ishte nisur nga aeroporti Domodedovo, dhe ishte zhdukur nga radarët disa minutave më vonë.
Asnjë person nga 65 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit nuk i kanë mbijetuar rrëzimit të aeroplanit, transmeton Telegrafi.
Pjesët e këtij aeroplani janë gjetur në fshatin Stepanovaskoj në provincën Ramenski në rajonin e Moskës.
Pamjet e filmuara me dron tregojnë vendin ku është rrëzuar aeroplani, si dhe dhjetëra ekipe të zjarrfikësve dhe autoambulancave që kishin dalur në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/