Site icon Telegrafi

Pamjet e filmuara me dron tregojnë dëmet nga shpërthimi i vullkanit në Guatemalë (Video)

Dhjetëra qytetarë edhe pse të rrezikuar nga shpërthimet e vullkanit në Guatemalë, kishin zgjedhur të qëndrojnë afër dhe të filmojnë gjithçka në vend se të ikin në një zonë më të sigurt.

Të paktën 192 persona po konsiderohen të zhdukur që nga shpërthimi i vullkanit Fuego , derisa 75 janë konfirmuar të vdekur, transmeton Telegrafi.

Pamjet e filmuara me dron gjithashtu janë publikuar në rrjetet sociale, ku shihet fshatrat e mbuluara me pluhurin e vullkanit, kurse kodrat janë mbuluar nga balta.

Ekipet e shpëtimtarëve janë duke bërë të pamundurën, që qytetarët që kanë ngecur në zonat e rrezikuara t’i zhvendosin në zonat më të sigurta.

Por, ajo që po konsiderohet si rreziku më i madh është llava që po derdhet nëpër zonat e banueshme, temperaturat e të cilës arrin mbi njëmijë gradë celsius.

Megjithatë, ekspertët e gjeologjisë konsiderojnë se gazi i liruar nga llava mund të shpërndahet në ajër dhe më pas të përfundojë në mushkëritë e çdo qytetari të këtij vendi. /Telegrafi/

Exit mobile version