Një video tjetër e filmuar nga ajri shfaq momentin kur civilët sirianë po vraponin për t’i shpëtuar vdekjes, kur një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe futet në mesin e turmës dhe shpërthen.
Ky shpërthim i filmuar nga droni në Aleppo, tregon se si xhihadistët e ISIS-it vazhdojnë të përdorin metoda të tmerrshme për vrasjen e civilëve duke kryer sulme kamikaze, transmeton Telegrafi.
Në video mund të shihet se si vetura e mbushur me eksploziv futet në mesin e ndërtesave, dhe vërsulet drejt dhjetëra vetura tjera që ishin të ndalura dhe pranë tyre po qëndronin qindra civilë.
Në momentin që vetura po afrohej, mund të shihet se si turma e njerëzve vrapon për t’i shpëtuar vdekjes. /Telegrafi/