Telegrafi

Pamjet e dhimbshme të rezidencës mbretërore të Katarit që u shfrytëzua nga oficerët e ISIS-it (Video)

Agjencia e videove Ruptly, ka filmuar një rezidencë luksoze pranë Palmirës, e cila thuhet se ishte konfiskuar nga Shteti Islamik nga familja mbretërore e Katarit dhe ishte shfrytëzuar nga oficerë të lartët ISIS-it.

Ky pallat thuhet se është shkatërruar gjatë dy viteve të luftimeve, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Ushtria siriane thuhet se ka avancuar tanimë duke marrë kontrollin e kompleksit të madh, të njohur si Pallati Moza, të cilin Shteti Islamik e ka marrë në maj të vitit 2015.

Ajo thuhet se ishte duke u ndërtuar për nënën e liderit të tanishëm të mbretërisë, Sheikh Tamim bin Hamad Al Thani, por kurrë nuk u përfundua.

Ndërtimi kishte filluar në vitin 2009.

Ushtria siriane rimori pallatin nga forcat e ISIS-it pasi kishin avancuar në Palmira.

Pamjet tregojnë shkallën e dëmit të shkaktuar ndaj ndërtesës më shumë se dy vjet. /Telegrafi/