Janë siguruar pamjet që tregojnë momentet kur 29-vjeçari Mikel Kasaj u arratis nga ambientet e Gjykatës së Vlorës.
Sikundër duket nga pamjet e kamerave të sigurisë, i dënuari me 3.4 vite kërcen mbi tavolinë duke shfrytëzuar mungesën e vëmendjes së policëve të burgut, duke ia mbathur me vrap.
Në video shfaqen disa policë dhe persona të tjerë që vihen në ndjekje të Mikelit sapo del nga dera e gjykatës, në korridorin e katit të dytë e mandej në oborr.
Mikel Kasa u arratis nga seanca gjyqësore, sapo u lexua vendimi që e dënoi atë me 5 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar 29-vjeçari mori dënimin 3.4 vite.
Kasa akuzohet për Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë. Menjëherë pas arratisjes së bujshme forca të shumta policore kanë “blinduar” Vlorën dhe rrugët dalëse të saj.
Ndërkaq janë ndaluar tre punonjësit e policisë së Burgjeve që kishin për detyre shoqërimin e Mikel Kasës. Një hetim ka nisur për rastin në fjalë për të zbardhur rrethanat e plota të arratisjes dhe personat përgjegjës./Shekulli/