Besojmë se të paktën një herë në jetë keni parë në timon një person që nuk di të drejtojë shumë mirë një veturë.
Gjithashtu besojmë se nuk keni pasur rastin të shihni diçka të tillë.
Një video e një drejtuesi të një automjeti, Mitsubishi është regjistruar në Rusi dhe ata që morën pjesë në këtë vozitje mbetën të habitur.
Nuk dihet saktësisht nëse shoferi ka dashur të dalë nga parkingu apo ka dashur të parkojë vetë, por në përpjekjen e tij ka arritur të dëmtojë dhjetëra automobila.
Gjithashtu nuk dihet nëse shoferi ka qenë i kthjellët, pasi agonia e drejtimit të tij ka zgjatur gati dy minuta.
Një burrë filmoi veturat që u shkatërruan të nesërmen në mëngjes dhe mund ta shihni se si dukej në videon e mëposhtme. /Telegrafi/
@channelcraft2Митсубиси во дворе несколько машин разбила.♬ оригинальный звук – smart – CRAFT