Një çift punonjësish të Kombeve të Bashkuara janë pezulluar pa pagesë pas një videoje të aktit seksual të filmuar në Tel Aviv, Izrael që u bë virale viral muajin e kaluar.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ndëshkimi ishte i përshtatshëm “duke marrë parasysh seriozitetin e pretendimeve për mosrespektimin e standardeve të sjelljes që priten nga nëpunësit civilë ndërkombëtarë”, tha Stéphane Dujarric, zëdhënës i sekretarit të përgjithshëm të KB, António Guterres, për BBC News.
I present to you…..the UN pic.twitter.com/7bqw2fzVZa
— Mattea Merta ?? (@MatteaMerta) June 25, 2020
Sjellja seksuale e supozuar përfshiu dy burra, vëzhgues ushtarakë të OKB-së në Izrael që punuan për Organizatën e Kombeve të Bashkuara të Mbikëqyrjes së Armëpushimit (UNTSO), të cilët u shfaqën në një video prej 18 sekondash që tregonte një grua me një burrë në pjesën e pasme të një veture me shenjë të OKB.
Pasi pamjet “shpërthyen” në mediat sociale, OKB hapi një hetim mbi të, dhe personeli do të mbetet i pezulluar pa pagesë deri sa të përfundojë hetimi.
Dujarric tha që videoja e la organizatën “të tronditur dhe të shqetësuar thellësisht” dhe theksoi se “UNTSO është ri-angazhuar në një fushatë të fuqishme të ndërgjegjësimit për të kujtuar personelin e saj për detyrimet e tyre ndaj Kodit të Sjelljes të KB”. /Telegrafi/