Një nga shqetësimet kryesore në SHBA mbetet vozitja e shpërqendruar.
Kjo pasi largimi i syve nga rruga për vetëm një sekondë mund të rezultojë në një katastrofë.
Aksident i ngjashëm i ka ndodhur një shoferi të Oregonit vetura e të cilit ngeci në një lartësi mbi 60 metra, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Pamjet e publikuara shfaqin momentin kur një Honda CR-V e vitit 2023 doli nga rruga. Shoferi i ka mbijetuar përplasjes, por Policia e Oregonit ka njoftuar se ai ka pësuar lëndime mesatare, jo fort të rrezikshme për jetë.
Për ta larguar shoferin nga kodra, ekipet e shpëtimit e kanë përdorur një sistem litar.
Bëhet e ditur se aksidenti ka ndodhur në autostradën 224 në kjuglindje të Portland. /Telegrafi/