Telegrafi

Pamjet 3D mund t’ju sëmurin

Konceptimi i realitetit rritet në përpjesëtim të drejtë me zhvillimet teknologjike në fushën e televizorëve. Fëmijët përpiqen të prekin me dorë pamjet e shfaqura në televizorët 3D dhe kjo tregon sa shumë përthithen ata nga ky realitet.

Fëmijëve gjithmonë duhet t’ua shpjegojmë se ato që shohin në televizor nuk janë të vërteta dhe janë thjesht një film, t’u mundësojmë fusha të tjera zbavitjeje, të diskutojmë me ta për pamjet e papërshtatshme në TV etj . Këto janë më të rëndësishme se përhapja e shpejtë e televizorëve 3D.

Veçanërisht duhen paralajmëruar gratë shtatzëna, të moshuarit, personat e diagnostikuar me epilepsi dhe ata me probleme gjumi në mospërdorimin e televizorëve 3D.
/Telegrafi/