Site icon Telegrafi

Pamje tronditëse: Sulmi me “gaz toksik” në Siri, njerëzve u del shkumë nga goja, klithma dhe panik! (Foto/Video,+18)

Në një nga sulmet më të mëdha dhe më brutale ndaj civilëve në Siri, me “gaz toksik” janë vrarë 58 civilë, përfshirë 11 fëmijë.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, menjëherë pas kësaj, spitali në provincën siriane të Idlib, në të cilën janë të strehuar viktimat e sulmit me armë kimike, është goditur nga raketa e cila ka shkatërruar një pjesë të ndërtesës.

Gjatë ditës së djeshme mediat e huaja kanë publikuar fotografi të tmerrshme nga kjo ngjarje makabre.

Sot, gjithashtu mediat kanë publikuar edhe video, të cilat thuhet se duhet pasur “zemër të fortë” për t’i shikuar.

Gjithashtu, thuhet se në internet kanë rrjedhur pamjet e sulmit i cili ishte transmetuar drejtpërdrejt në Facebook.

Në pamje mund të shihen trupa të shtrirë gjithkund, të palëvizshëm e disa të gjallë, mund të shihen se si njerëzve u del shkumë nga goja, dëgjohen klithma, britma dhe panik, dhe jo vetëm kaq.

Rikujtojmë, civilët kanë vdekur nga helmimi në një qytet në provincën veriperëndimore të Idleb që është nën kontrollin e rebelëve. Opozita ka akuzuar forcat e regjimit që ka kryer sulm me “gaz kimik”. /Telegrafi/

Exit mobile version