Një video e publikuar në internet tregon momentin kur një vajzë 15-vjeçare goditet në mes të rrugës nga një furgon në Bristol të Anglisë.
Momenti i goditjes së saj nga furgoni, përcjell Telegrafi, ka ardhur derisa ajo po tentonte të kalonte rrugën.
Media e huaja shkruajnë se tanimë vozitësi, një 22 vjeçar është dënuar me burg, për vozitje të rrezikshme, dështim në ndalje dhe vozitje pa patentë shofer dhe sigurim.
Ai gjithashtu është fajësuar edhe për faktin se ndonëse e kishte goditur vajzën, nuk ishte ndalur që së paku ta ndihmonte atë.
Ndonëse nuk ka pësuar me jetë, vajza thuhet se ka marrë lëndime të rënda trupore. /Telegrafi/