Site icon Telegrafi

Pamje tronditëse: Puçistët nga helikopteri qëllojnë mbi protestuesit (Video)

Përpjekja e përgjakshme për të kryer grusht shtet ushtarak në Turqi, dhe reagimi brutal i regjimit të Erdoganit, deri më tani i morën jetën 265 personave.

Reagimi i policisë dhe ushtrisë ishte i pamëshirshëm, ndërsa objektiv ishin edhe civilët.

Një video që po qarkullon në internet tregon momentin e tmerrshëm, kur civilët ishin në shënjestër nga një helikopter.

Kamerat e sigurisë regjistruan momentin kur helikopteri kishte në shënjestër civilët larg vendbanimit të Erdoganit.

Lexo po ashtu Shikojeni momentin kur dy tanke të ushtrisë puçiste kalojnë mbi protestuesin (Video)

Videoja tregon momentin e helikopterit, i cili dyshohet se është drejtuar nga puçistët, i cili kishte në shënjestër civilët në tokë, e të cilët ishin duke ecur në mënyrë paqësore, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.

Pas shpërthimit të madh dhe një reje të madhe të krijuar nga tymi dhe pluhuri, civilët filluan të iknin më panik poshtë rrugës nga të gjitha drejtimet.

Zyrtarë të qeverisë, besnik të Erdoganit gjithashtu publikuan një fotografi të bërë po nga i njëjti vend që shfaqin si provë të brutalitetit nga grusht shteti ushtarak.

Erdogan, por edhe mbështetësit e tij po vazhdojnë akuzat ndaj Fetulaha Gulen dhe përkrahësve të tij se ishin ata që sulmuan civilët, por një gjë e tillë vazhdon të kundërshtohet fuqishëm nga Gulen, ai thotë se këto akuza nuk janë të sakta.

Sipas shifrave zyrtare të shpallura nga kryeministri, Binali Jildrimam gjatë përpjekjes për grusht shtet u vranë 265 persona, prej të cilëve 145 ishin civilë.

Exit mobile version